Opozita zhvilloi protestën e paralajmëruar në bulevardin dëshmorët e kombit, e cila zgjati për 5 orë. Mijra qytetarë u mblodhën përpara kryeministrisë, për të  protestuar kundër qeverisë.

Në mesditë protestës i’u bashkuan edhe liderët e opozitës, Lulëzim Basha dhe Monika Kryemadhi të shoqëruar edhe nga aleatët. Sikundër kishin paralajmëruar,  ata nuk mbajtën fjalime politike, pasi sipas tyre kjo ishte një protestë e qytetarëve.

 

Por në këtë tubim nuk munguan edhe incidentet. Fillimisht  një grup protestuesish i vunë flakën një pankarte që mbanin në duar, ku kërkohej largimi i Edi Ramës.

 

Kaq ka mjaftuar që disa prej tyre, kryesisht të rinj pasi çanë kordonin e policisë dhe hipën mbi skelën mbrojtëse. Te tjeret me mjete te forta thyen xhamin e derës kryesore ndersa hodhën tyemuese dhe bomba molotov.

 

 

Policia e gjendur brenda në katin e parë të Kryeministrisë është kundërpërgjigjur duke lëshuar ujë drejt protestuesve të dhunshëm.

 

Për të shpërndarë protestuesit dhunues forcat e Gardës së Republikës të vendosura mbi godinën e kryeministrisë kanë hedhur gaz lotsjellës.

Pas gazit lotsjellës protestuesit nuk kanë mundur të rezistojnë dhe janë larguar.

 

Turma eshte rikthyer disa here ne shkallet e kryeministrise duke tentuar hyrjne ne ambjentet e brendshme. Nderkohe eshte demtuar edhe instalacioni i kerpudhes, veper e nje artisti te huaj.

 

 

Për gjatë gjithë kohës kreu i PD Lulzim Basha, ish kryeministri Sali Berisha dhe kryetarja e LSI , Monika Kryemadhi  kanë qëndruar në krah të protestuesve por pa i ndaluar ata në aktet e dhunës. Madje ata hodhën edhe akuza ndaj policë për provokime.

 

 

Në përfundim, teksa edhe protestuesit u rralluan në numër, lideri demokrat Lulzim Basha  njoftoi mbylljen e protestës, por i paralajmëroi se tubimi i radhës do të jetë ditën e entje para parlementit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *