Grabitesit dhe forcat e policise kane shkembyer zjarr per me shume se 1 km ne levizje drejt nje rruge qe te nxjerr drejt zones se nikles.

Ne uren e “ zezes” autoret braktisen furgonin se bashku me shokun e tyre te vrare dhe dyshohet se levizen ne kembe.

Pak minuta me vone policia gjeti nje makine tjeter te djegur ne zonen e tapizes me te cilin dyshohet se jane larguar autoret. Mendohet se autoret te cilet kane qene 4 persona kane arritur te marrin miliona euro qe do tranportoheshin jashte vendit, valute e disa bankave te nivelit të dytë.

Policia bëri të ditur se grabitësit ishin me maska dhe të armatosur me automatikë dhe granata, si dhe ishin te pajisur me pranga e me antiplumb. Ata ishin veshur me uniforma ushtarake per të mos rëmnë në sy dhe përdorën një furgon me mbishkrimin hetimi tatimor, për të mashtruar rojet.

Grabitësit kanë thyer derën e rrethimit pranë shërbimit zjarrfikës, e më pas kanë grabitur thasët me euro që po bëheshin gati të ngarkoheshin në avionin që ndodhej në pistë. Shumë pasagjerë kanë parë skenën të terrorizuar nga kërcënimet me armë.

Qindra forca speciale kanë rrethuar gjithë zonën dhe kanë ngritur postblloqe të shumta. Ndërkohë u bë edhe kontrolli me helikopter për të zbuluar agresorët

Të angazhuara në operacionin e gjerë janë edhe forca nga Policia e Tiranës, Lezhës, Dibrës e Durrësit.

Hetuesit kanë kontrolluar vendgjarjen për të gjetur gjurmë të mundshme dhe kanë marrë në pyetje të gjithë punonjësit e sigurisë që ishin në turn. Po ashtu janë sekuestruar dhe kamerat e sigurisë se aeroportit.

Aeroporti i rinasit, një objekt i rëndësisë së vecantë grabitet kështu për herë të dytë brenda pistës së avionëve. Ndërkohë që dy sulme të tjera me armë ndaj blindave të ngarkuara me para kanë ndodhur më herët në rrugën pranë tij.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *