Subscribe

Kreu i Parlamentit Europian, David Sassoli i ka dorëzuar Kroacisë presidencën e Këshillit Europian, ndërsa porosia për hapat e mëtejshëm drejt zgjerimit ka qënë më se e qartë.

 

 “Parlamenti europian ishte gati që ti hapte rrugën negociatave të antarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut që në mesin e muajit tetor. Mendojmë se bashkimi i hapësirës gjeografike me atë politike është në interes të unionit dhe qytetarëve të tij: e ardhmja e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor është në Europë. Shpresojmëqë edhe me ndihmën e presidencës kroate, ky process të rishikohet në muajt e ardhshëm.”

 

Të njëjtin qëndrim konfirmoi edhe kryeministri Andrej Plenkovic. Qeveria kroate i ka dhënë një mbështetje të fortë Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit dhe kjo është reflektuar vazhdimisht edhe në takimet e nivelit të lartë mes liderve të vendeve përkatëse. 

 

“Me rëndësi të veçantë për ne është perspektiva e anëtarësimit të fqinjëve tanë që aspirojnë të bëhen pjesë e unionit. Shpresoj shumë që në samitin e Ballkanit Perëndimor, i cili do të mbahet në Zagreb në muajin maj, do të dërgojmë mesazhe pozitive për të dyja vendet. Ne ndajmë mendimin se duhet të gjejmë një mënyrë për të zhbllokuar negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.”

 

Presidenca e Këshillit të Bashkimit Europian i jepet me rotacion vendeve anëtare të unionit çdo gjashtë muaj.

 

Gjatë kësaj periudhe, Kroacia do të kryesojë mbledhjet e të gjitha niveleve në Këshill, duke siguruar vazhdimësinë e punës së unionit.

 

Prioritetet mbi të cilat do të fokusohet këshilli për këtë vit do të jenë percaktimi i buxhetit, BREXIT dhe procesi i zgjerimit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *