Në 24 orët e fundit në Kroaci janë konfirmuar 88 raste me koronavirusin e ri.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 1495, njoftoi ministri i Shëndetësisë Vili Berosh, në një konferencë për media.

“Ne kemi hyrë në fazën më kritike të luftimit të epidemisë. Ne nuk kemi kurë apo vaksinë dhe duhet të zbatojmë në mënyrë të vazhdueshme masat e përcaktuara nga Shërbimi Kombëtar i Mbrojtjes Civile”, tha Berosh.

Në 24 orët e fundit, 12 persona të rinj u shëruan dhe numri i përgjithshëm i personave të dërguar për kujdes shtëpiak ishte 231.

Në Kroaci janë testuar gjithsej 14.612 persona./R.E.L

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *