Kroacia dhe Zvicra hodhën një hap të madh drejt kualifIkimit për në botërorin e Rusisë vitin e ardhshëm pasi i fituan ndeshjet e para të Play Off. Kroatët mundën në fushën e tyre me rezultatin thellë 4 me 1 Greqinë, në derbin e Ballkanit të këtyre play off-eve. Një fitore bindëse dhe që i jep skuadrës kroate një siguri të madhe për ndeshjen e kthimit në Greqi në datë 12 nëntor.

 

Kualiteti i të zotëve të shtëpisë ka bërë diferencen ne “Maksimir” të Zagrebit, megjthese në golin e parë ishte fajtor edhe portieri mik Karnezis që shkaktoi 11-metersh. Nga pika e bardhe Luka Modric, kapiten i kroateve nuk gaboi. 6 minuta më vonë, në të 19 ishte sulmuesi Kalinic që shënoi një gol të bukur me takë duke dyfishuar rezultatin. Greqia u fut në lojë në minutën e 30 duke shënuar me anë të mbrojtësit Papastodopulos, por gëzimi i skuadrës së trajnerit Skibe zgjati shumë pak pasi Perisic i çoi shifrat në 3 me 1.Në startin e pjesës së dytë Kramaric ndëshkoi sërish Greqine duke e cuar kroacine një hap larg prerjes së biletes për në Rusi.

 

Ndërkohe ne Belfast, Zvicra iu fal një penalltie shumë të dyfishte të transformuar në gol nga Rikardo Rodriges për të mposhtur 1 me 0 Irlanden e Veriut. Helvetet në fakt lajtën shumë më mirë sesa të zotët e shtepisë por shpërdoruan shumë raste.

 

Në ndihme në fillimin e pjesës së dytë i erdhi gjyqtari rumun që akordoi nje penallti fantazëm dhe mbrojtësi i Milanit, Rikardo Rodrigez shënoi një gol shumë të rëndësisëm që ia bën ë të lehte detyren Zvicres për takimin e kthimit në fushën e vet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *