I ftuar në emisionin “Kampionet” në Vizion Plus, drejtori sportiv i Kamzës Andi Matraxhiu u shpreh se situata tek ky ekip është realisht e vështirë pasi mungon bashkëpunimi nga ana e Bashkisë sa i takon aspektit financiar.

 

Matraxhiu shtoi se neglizhenca e bashkisë dhe fakti që nuk dënjojnë ti përgjigjen përgjegjësisë së vet per 49% të aksioneve, mund të ketë pasoja të mëdha.

 

“Presidenti Qarri është në një pozicion të vështirë, pasi vec të qënit president, familja e tij ka një afeksion dhe lidhje te vecante me ekipin. Nëse ai largohet, kaosi në ekip do të ishte I madh. Kjo braktisje nga ana e bashkisë së Kamzës po ia vështirëson shumë punën, presidentit. Cdo këmbëngulje nga Naim Qarri merr një përgjigje negative nga bashkia. Në fakt ky institucion ka detyrim të përgjigjet sepse është aksioner me 49% dhe duhet ti përgjigjet qytetareve të vet.Situata është e vështirë për hir të vërtetes.”

 

 

I pyetur në lidhje me mungesën e shumë titullareve kundër Partizanit, Matraxhiu nuk pranoi ta quante bojkot pasi ai shpjegoi se disa lojtarë kanë qënë të dëmtuar dhe me probleme sic ishte rasti i Sebino Plakut.

 

Pavarësisht problemeve të mëdha në këtë moment, drejtori sportiv i Kamzës, u shpreh besimplotë se skuadra do të japë maksimumin për të mbijetuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *