Presidenti Ilir Meta do të presë këtë të martë në Presidencë kreun demokrat Lulzim Basha dhe aleatët e tij.

 

Takimi do të zhvillohet në orën 09:00 dhe në fokus do të jetë kriza politike.

 

Lideri demokrat mblodhi pasidten e të hënës në selinë e PD aleatët ku diskutoi në lidhje me qëndrimin që do të mbajë para Presidentit.

 

Pas opozitës Meta ka planifikuar edhe disa takime mes të tjerash me Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë, një organizatë e pavarur, jo fitimprurëse, themeluar së fundmi nga një grup ish-ambasadorësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *