Subscribe

Teksa të gjithë sektorët dhe institucionet flasin për efekte negative të shkaktuara nga pandemia, në portin më të  madh në vend në Durrës situata ka qënë  ndryshe. Të dhënat tregojnë se përpunimi i mallrave nga anijet tregtare ka shënuar një rritje prej 10 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Duke ju referuar shifrave zyrtare, në pesë muajt e parë të vitit në këtë port janë përpunuar 651 mijë ton mallra për 165 anije gjithsej, në terminalin lindor dhe atë perëndimor. Ndikim në këtë situatë  ka dhënë importi i disa produkteve që për efekt të pandemisë bizneset kanë krijuar rezerva, siç është gruri, çimento apo plehra bujqësore. Por sipas kreut të autoritetit portal, porti i Durrësit ofron tarifa konkurruese.

Në total përgjatë 5 muajve volume i përgjithshëm i mallrave të përpunuara arrin në  1 milion e gjysmë ton. Ndikim në këtë situatë ka dhënë tkurrja e kufizimi i tregtisë me tragete për shkak  të kufizimit të lëvizjeve nga pandemia kryesisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *