Kryeministri Rama pas prezantimit të paketës së rezistencës këtë të enjte ka kërkuar bashkëpunim dhe mirëkuptiom nga qytetarët.

 

Rama shpjegoi se do të mbetet i pandryshuar çmimi i energjisë elektrike ndërkohë që do të vijoj plani i kursimit.

 

“Kjo situatë kërkon ndërveprim, bashkëpunim, mirëkuptim mes qeverisë dhe qytetarërve. Qeveria i ka bërë dhe do t’i bëjë deri në fund sforcot e nevojshme.

Masa për vendosjen e çmimit të tregut mbi 800 kwh shkon tek ata që kanë më shumë, që konsumojnë më shumë dhe që përbëjnë vetëm 4 % të të gjithë konsumatorëve. Ne besojmë që kjo masë është e drejtë sepse taksapaguesit nuk kanë pse të paguajnë për ata që kanë pishina e kosto të rëndësishme në portofolin e shpenzimeve familjare.

Ne do të vazhdojmë me planin e kurismit por pa hyrë në masat drastike që po i marrin vende shumë të zhvilluara se sa i yni.

Në këtë përpjekje të madhe duhet t’i japim një dorë njërti-tjetrit që në këtë krizë të dalim më të fortë siç dolëm nga tër,meti e pandemia.”– tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *