Subscribe

Ish-zv/ministri i Energjisë, Pajtim Bello, është i mendimit se kufizimet e energjisë elektrike janë një skenar i mundshëm gjatë muajve të verës, në rast që qeveria nuk reagon me shpejtësi në gjetjen e burimeve alternative.

 

“Nëse nuk merren masa, do vijë një ditë që mund të mos ketë energji as nga importi. Gjithmonë kemi krizë në verë, ne na nisin të dridhurat nga 1 korriku deri në nëntor, kohë kur nisin reshjet e bollshme, çka jep mundësi që Fierza të mbyllet dhe punohet me HEC-et e tjera e kombinuar me import.”

 

Por cila janë masat që sugjeron ish-zv/ministri? Aktualisht sipas tij masat duhet të jenë të shpejta dhe me impakt disa mujor. Një prej tyre është hapja e tregut sa më parë për energjinë diellore, ku investimet kryhen brenda muajit.

 

“Po marrim burimet e energjisë diellore sepse ato hyjnë shumë shpejt në sistem, nga disa muaj në disa vite. Për krizën që jemi po marrim burimet e vogla, siç është parimi 1-500 kilovat që i ke gati në 1 korrik. Por ne krize reale e kemi deri në nëntor atëherë kur nisin reshjet që përmirësojnë rezervën. Ti lejohet këtyre  prodhuesve të jenë më fleksibël. Kjo duhet shoqëruar  me disa investime në sistemin e shpërndarjes që ta përthithi këtë energji pa dëmtuar parametrat e rrjetit të shpërndarjes.”

 

Ndonëse këtë të hënë Fierza arriti nivelin prej 265 metra sërish rezerva nuk është optimale, ndaj sipas Bellos, Fierza duhet të jetë e mbyllur duke kombinuar me importe dhe prodhim nga hidrocentralet e vogla.

 

Ndërsa nisma e qeverisë për të prodhuar energji me naftë me dy TEC-e të lëvizshme në Vlorë, Bello e sheh si një masë të duhur, rëndësi ka që kostot e prodhimit të saj të mos tejkalojnë ato të importit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *