Subscribe

Parashikimet për dimrin për furnizimin me energji elektrike janë të zymta dhe në kushte të tilla, ngrohja me dru zjarri është një mundësi për të kursyer.

 

Lënda drusore përdoret për ngrohje veçanërisht në zonat veriore dhe juglindore të vendit, ku edhe dimri është më i acartë.

 

Por në Korçë, një nga qytetet tipike për ngrohjen me zjarr, banorët po përballen me mungesë të druve në treg, veç çmimit të lartë.

 

Problemet me furnizimin e familjeve vihen në dukje nga vetë autoritetet, që shprehen të shqetësuar se me sipërfaqet pyjore në pronësi të bashkisë, është e pamundur të mbulohen nevojat e të gjithë banorëve.

 

 

GËZIM TOPÇIU

KRYETAR I BASHKISE SE MALIQIT

“Situata është e vështirë, nga infiormnacionet që kemi mund të jenë të furnizuar me dru zjarri vetëm 10% e gfamuiljeve në Maliq. Nuk ka dritë jeshile. Kemi bërë një takim me isntaant përkatëse dhe nuk kemi marrë një zgjidhje të plotë. Planet e menaxhimit që kemi çuar në minsitri, nuk janë miratuar. Por edhe në rast miratimi, nevojat tona plotësohen vetëm në 25% të asaj që ne mund të shfrytëzojmë në pyjet tona.

 

SOTIRAQ FILO

KRYETAR I BASHKISE SE KORÇES

“Ne kemi dhënë leje për shfrytëzim për dru zjarri 6 mijë metër sterë dru zjarri. 2.4000 metër sterë janë për fuznimin e objekteve arsimore, ndërsa pjesa tjetër është për popullatën. Por është sasi e vogël krahasuar me nevojat e Korçës për dru zjarri që e përdorin ne mënyrë masive për ngrohje.”

 

Në këto kushte, kërkohet ndihmë nga bashkitë e tjera fqinje.

 

 

GËZIM TOPÇIU

KRYETAR I BASHKISE MALIQ

 

“E vetmja zgjidhje është operatorët në bashkitë fqinje që kanë sasi më të madhe të druve të zjarrit. Jemi në kontakte të vazdhueshme m,e Agjencinë kombëtare të pyjeve, me kryetarët e bashkive fqinje dhe me tregtarët që të plotësojmë sadopak nevojën. Po I japim zgjidhje zonës malore të bashkisë tonë sepse kemi një vendim që lejon të bëjmë dru zjarri në zonat e degraduara, apo që I presin vetë fshatarët në pyjet e tyre përmes një dokumentacioni.”

 

Veç mungesës së druve në treg, familjet në Korçë e kanë të vështirë të furnizohen edhe për shkak të çmimit të lartë, që ka shkuar deri në 8 mijë lekë për një metër kub dru.

 

BANORE

1-“Kemi marrë 7 metra kub. Do ta kalojmë me zor. Këtë vit është 65-70. Vjet ishte me 35. Shumë sidomos për ne pensionistët. Unë me borxhe i kam marrë.”

 

2- “Nuk marrim dot, shtrenjtësi e madhe. Unë jam pa punë, burrë e grua, nuk marrim as asistencë, asgjë.”

 

 

Çmimi është I shtrenjtë për drutë e zjarrit edhe në Dibër e Peshkopi.

 

Tregtarët shpjegojnë se çmimi është më i lartë këtë vit sepse nafta është më e shtrenjtë dhe transporti kushton më shumë.

 

Sipas ligjit “Për pyjet” bashkitë janë përgjegjëse për të administruar fondin pyjor kombëtar në pronësi dhe për të lëshuar leje per subjektet e licencuara për shfrytëziminn e pyjeve sipas nevojave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *