Kritikët e Lulzim Bashës kanë protestuar sërish para selisë së Partisë Demokratike, duke kërkuar dorëheqjen e tij.

 

Ish-anëtarët e Këshillit Kombëtar: Edit Harxhi, Edvin Kulluri dhe Ibsen Elezi, së bashku me disa mbështetës, kanë qëndruar për pak minuta para PD, duke bërë thirrje për largimin e Bashës.

 

Ata janë tre prej 10 figurave të PD, që një ditë më parë firmosën një deklaratë kundër Lulzim Bashës.

 

Ish-kreu i PD në Kukës, Ibsen Elezi deklaroi se nëse nuk do të ketë reagim nga Basha, atëherë ata do të mbledhin firma për të thirrur Këshillin Kombëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *