Krishtlindja këtë vit u festua si asnjëherë më parë. Kjo për shkak të pandemisë dhe masave kufizuese në fuqi. Pavarësisht kësaj, besimtarët, sipas Teologut Ortodoks, Thoma Shkira nuk u penguan që të marrin pjesë në mesha. Ai tha për edicionin e lajmeve në “Vizion Plus” se gjithçka u organizua në zbatim të masave anti-COVID.

 

“Kjo festë Krishtlindjesh ka kaluar mjaft mirë,kremtimi i saj u krye duke vijuar traditën e festës, por u përshtatëm më së miri edhe me masat e kushtet e pandemisë. Kisha Ortodokse mori disa masa të veçanta, janë kryer dy meshime, njëra nisi në orën 7 dhe mbaroi në orën 10. Edhe brenda besimtarët qëndronin të distancuar. Kishte pjesëmarrje. Nuk është si një ditë e zakonshme, por pjesëmarrja e klerikëve dhe e besimtarëve e bënë këtë festë të kremtueshme dhe të rrisin besimin për të përballuar pandeminë. E kanë pritur me mjaft gëzim dhe kjo shprehet edhe me pjesëmarrjen e tyre, edhe pse të distancuar, në kisha.”

 

Thoma Shkira shtoi se besimi në këto ditë të vështira i ka bërë njerëzit të ndihen më të sigurt e të kenë forcë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *