Kabineti i Irakut miratoi një ligj për të shënuar Ditën e Krishtlindjeve, më 25 dhjetor, si një festë zyrtare në të gjithë vendin “me rastin e lindjes së Jezu Krishtit”.

 

Lajmin e bëri të ditur vetë qeveria iraniane në një deklaratë të bërë në Twitter.

 

“Gëzuar Krishtlindjet për qytetarët tanë të krishterë, të gjithë irakianët dhe për të gjithë ata që po festojnë në mbarë botën”, tha qeveria irakiane në Twitter.

 

Kabineti votoi për një ndryshim në ligjin e festave kombëtare në vend se Dita e Krishtlindjeve është një festë për të gjithë irakianët, dhe jo vetëm për bashkësinë e krishterë, siç kishte qenë për dekada të tëra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *