Kemi dëgjuar disa raste kur ish-bashkëshortë pasi ndahen mbeten miq të mirë. Së pari vjen martesa, pastaj vjen miqësia dhe, edhe pse Kris e Caitlyn Jenner kanë pasur probleme mes tyre deri në momentin e finalizimit të divorcit, sërish kanë një marrëdhënie të mirë.
Në një rrëfim për “Us Weekly”, Kris ka treguar se kjo është gjëja më e mirë që kanë bërë ndonjëherë.
“Unë me të vërtetë jam përpjekur të jem një mikeshë e mirë për Caitlyn. Jam përpjekur të kem mirëkuptim me të pasi na duhet të menaxhojmë një familje të madhe”,- është shprehur Kris.
Caitlyn dhe Kris i dhanë fund martesës së tyre pas 23 vitesh. Për sa i përket jetës personale, Kris është shprehur se nuk i shkon më në mendje që të martohet. “Dua të jetoj në të tashmen jetën time pa e vrarë mendjen se çfarë do të ndodhë nesër”,- ka përfunduar Jenner.