Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
05 September 2026
Vizion fokus

“Integrimi gradual, mënyra e vetme drejt BE”, Rama: Heqja...

“Po zbrapsim kinezët, për Europën”, Rama nga Italia: Nuk...

Nën vëzhgim nga Antidroga prej 2 javësh, si ra...

“Edi, miku im”, Meloni falenderon Ramën për urimin: Gjithmonë...

Pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, Gogu: Konfliktin e kompetencave...

Rritja e inflancionit, Sejko: Kemi ruajtur një kuadër të...

Sulm rus në Kiev, Zelensky: U godit selia e...

Zjarr i fuqishëm në kantinën 165-vjeçare të Patrës, shkrumbohet...

Pas 14 vitesh, Berisha mbërrin në Amerikë, pritet me...

Zjarret në Levan të Fierit, Ministri Nufi në terren:...

“Kriminaliteti u rrit në vitin 2024”, Olsian Çela raporton te “Ligjet”: Saranda, qarku me përqindjen më të lartë të krimeve

14 Tetor 13:24

Kryeprokurori Olsian Çela paraqiti sot në një mbledhje të përbashkët të Komisionit të Çështjeve Ligjore dhe atij për Nismat Qytetare raportin “Mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2024”.

Sipas Çelës, viti i kaluar ka qenë sërish i vështirë për prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, për shkak të mungesës së prokurorëve si pasojë e procesit të vettingut, por pavarësisht sfidave, bashkëpunimi institucional dhe profesionalizmi i trupës hetimore kanë sjellë rezultate të prekshme në luftën kundër krimit.

Raporti evidenton një rritje të ndjeshme të numrit të procedimeve penale, me tendenca në rritje për veprat që lidhen me pastrimin e parave, falsifikimet dhe krimet ekonomike, ndërsa vërehet gjithashtu shtim i rasteve të dhunës, krimeve kundër jetës dhe shkeljeve që prekin fëmijët e familjen.

“MBI GJENDJEN E KRIMINALITETIT PËR VITIN 2024”

Viti 2024, ashtu si dhe paraardhësi, vijoi të ishte mjaft kompleks për prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm për shkak të vijimit të punës me një numër të ulët të prokurorëve si pasojë e procesit të rivlerësimit kalimtar. Megjithatë, përpjekjet dhe profesionalizmi i prokurorëve në të gjithë nivelet, pavarësisht ngarkesës, bashkëpunimi dhe koordinimi shumë i mirë institucional me Prokurorinë e Posaçme dhe Policinë e Shtetit, si dhe intensifikimi e përmirësimi i mëtejshëm i bashkëpunimit ndërkombëtar, dhanë rezultate në punën hetimore, zbatimin dhe përmirësimin e drejtësisë penale, siç do të shihet në këtë raport.

Treguesit kryesorë sipas fazave të procedimit penal

Treguesit e hetimeve paraprake, pesha dhe tendencat e tyre

Gjatë vitit 2024, në organin e prokurorisë janë trajtuar 61167 materiale në shqyrtim që përbën një rritje prej 10,52 % në krahasim me vitin 2023.

Janë ndjekur gjithsej 47576 procedime penale, që përbëjnë një rritje prej 4,79 % në krahasim me vitin 2023, nga të cilat: 24956 janë procedime penale të regjistruara, 22441 janë procedime penale të mbartura dhe 179 janë procedime penale të rifilluara.

Numri më i madh i procedimeve penale të regjistruara rezulton në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm Tiranë me rreth 35,5% të numrit total të procedimeve të regjistruara në shkallë vendi;

Koeficienti i kriminalitetit për procedimet penale të regjistruara, për 100,000 banorë në vitin 2024 është 1037, ndërsa në vitin 2023 koeficienti i kriminalitetit ka qenë 872. Në vitin 2024, përqindjen më të ulët të kriminalitetit për 100.000 banorë e ka qarku Berat, ndërsa përqindjen më të lartë e ka qarku Sarandë.

Sa i përket tendencave të kriminalitetit, procedimet për veprat penale kundër pastrimit të parave, tregojnë rritjen më të lartë prej gati 59 %, ato për falsifikim të monedhave dhe letrave me vlerë 48 %, krimet në fushën e doganave afër 40 % si dhe veprat penale në lidhje me veprimtaritë bankare dhe financiare mbi 33 %. Këto të dhëna, nisur nga karakteristikat e veprave penale, evidentojnë forcim të ndjekjes penale ndaj veprimtarive kriminale që prekin sigurinë ekonomike të vendit, si dhe forcim të bashkëpunimit institucional dhe të sistemit të mbikëqyrjes e kontrollit.

Ndërkohë ka një rritje të procedimeve të regjistruara edhe për krimet kundër jetës të kryera me dashje me 21,72 %, për veprat kundër lirisë së personit 30,59 %, për krimet seksuale gati 30%, për veprat penale kundër moralit dhe dinjitetit pothuaj 29 %, për veprat penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes rreth 18 %. Rritja e numrit të procedimeve në këto fusha, dikton nevojën për ndërhyrje të koordinuara për forcimin e mekanizmave ligjorë dhe socialë të parandalimit, si dhe nevojën për të garantuar mbrojtjen efektive të kategorive vulnerabël të shoqërisë.

Posted Under:
Anash Vendi
Tagged:
Olsian Çela

Nga e njëjta kategori

“Integrimi gradual, mënyra e vetme drejt BE”, Rama: Heqja e vetos, më e mira për Europën

më shumë...

“Po zbrapsim kinezët, për Europën”, Rama nga Italia: Nuk kemi as marrëdhënie me Moskën, s’na merr malli

më shumë...

Një tjetër vatër zjarri në qarkun e Vlorës, zjarrfikësit në luftë me flakët, situata paraqitet e rëndë

më shumë...

Zbardhen dy raste zjarrvënieje në Fier, arrestohet në flagrancë 50-vjeçari

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

1:37

“Integrimi gradual, mënyra e vetme drejt BE”,...

1:25

“Po zbrapsim kinezët, për Europën”, Rama nga...

1:09

Një tjetër vatër zjarri në qarkun e...

12:53

Zbardhen dy raste zjarrvënieje në Fier, arrestohet...

12:41

Zjarret, ministri Nufi sot nga Himara: Situata...

12:38

Policia shoqëron tre persona, dyshoet se “kanë...

11:34

Nën vëzhgim nga Antidroga prej 2 javësh,...

11:30

Rama reagon për zjarret në Himarë dhe...

11:28

Natë tmerri në Himarë, mbi 6 mijë...

11:18

Zjarret/ Situata në Ulëz vijon të mbetet...

11:18

“Edi, miku im”, Meloni falenderon Ramën për...

11:12

Pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, Gogu: Konfliktin...

11:04

Mbi 4 kg drogë nga Amerika për...

10:46

Zbardhen dy raste zjarrvënieje në Durrës, pranga...

10:45

Dhjetra hektarë tokë të djegura dhe banesa...

10:33

Rritja e inflancionit, Sejko: Kemi ruajtur një...

10:22

Ministria e Mbrojtjes: 39 vatra zjarri në...

10:13

Sulm rus në Kiev, Zelensky: U godit...

10:04

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga...

9:55

Zjarr i fuqishëm në kantinën 165-vjeçare të...

Më të klikuarat

  • Pas 14 vitesh, Berisha mbërrin në Amerikë, pritet me lule dh...
  • Përplasja mes biznesmenëve në Vlorë, Rama: Prona që ishte “m...
  • E rëndë, 24-vjeçarja shqiptare vritet nga vëllai i partnerit...
  • Moti sot, temperaturat vijojnë të mbeten të larta, ja sa do...
  • Të shtëna me armë zjarri në Bunec të Vlorës, arrestohet 53-v...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.