Petrit Lekaj, një shqiptar në Adelaide të Australisë, me origjinë nga Shkodra, akuzohet nga policia se është autor I vrasjes së vajzes së tij.

Lajmi në fakt u bë publik të mërkurën në mbrëmje, mirëpo tashmë kanë dal në dritë të tjera detaje për këtë krim të rëndë në familjen shqiptare.

Viktima Sabrina Lekaj u gjet e vrarë në makinë, e goditur me thikë pak momente pasi ishte ndarë nga shoqet.

Policia australiane e  gjeti babain 49-vjeçar pranë vajzes 20 vjece, brenda në makinë, të lyer me gjak dhe me plagë thike në bark.

Pasi thyen xhamet e makinës ata nxorren jashtë babë e bijë, por vajza për fat të keq kishte gati 1 orë q ëkishte vdekur.

Petrit Lekaj u shoqërua në polici ku u morn ë pyetje dhe me pas u arrestua pasi ndaj tij u ngrit akuza për vrasjen e të bijës.

Ai u dërgua edhe në spital pasi kishte nevoje të merrte ndihme mjekësore duke qënë se kishte marrë edhe vetë plage me thikë në bark.

Sabrina Lekaj kishte dalë me shoqet në një klub gjatë darkes dhe mësohet se një nga mikeshat e saj ka deklaruar në polici kur është marrë në pyetje se viktima kishte shprehur një lloj frike për vonesen e kthimit në shtëpi, duke shprehur frike se ndoshta babai I saj mund ta qortonte për daljen në mbrëmje vonë me shoqet. Nuk dihet nëse ky është vërtet shkak i kësaj ngjarje të rëndë.

Për momentin Petrit Lekaj nga Shkodra është I akuzuari kryesor për vrasjen e vajzes se tij, Sabrina Lekaj, emigrante në Australi.

20 vjecarja ishte student në një dege të mjekësisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *