Detaje të reja kanë dalë nga krimi në familje që ndodhi mëngjesin e kësaj të marte në zonën e Alliasit në Tiranë, ku gardisti vrau me armën e shërbimit bashkëshorten e tij, Ervilma Seferaj.

 

Ndonëse ende nuk dihet shkaku që e shtyu 44 vjeçarin që të kryente vrasjen është mësuar se gardisti qëlloi mbi bashkëshorten e tij tre herë me armën e shërbimit duke e lënë të vdekur në vend.

 

Kanë qenë fqinjët ata që menjëherë pas të shtënave dhe të qarave të vazjës njoftuan forcat e policisë, të cilat neutralizuan menjëherë gardistin.

 

Alket Arapaj kishte 21 vite pune në Gardë dhe aktualisht mbante gradën kapiten.

 

Arapaj është me arsim të lartë ushtarak ndërsa mësohet se çifti kishte edhe një vazjë të mitur.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *