Subscribe

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të lërë në qeli, Klement Balilin duke i dhënë atij masën “arrest me burg” pas vetëdorëzimit të tij në policine e shtetit.

 

Balili akuzohet nga drejtësia shqiptarë për 4 vepra penale që nga trafiku ndërkombëtar i lëndeve narkotike, krijimi i grupit të strukturuar kriminal, pastrim parash e deri tek mosdeklarimi i pasurisë.

 

Vetë Balili në seancë mohoi akuzat dhe tha se është krejtësisht i pastër duke e quajtur veten  të pafajshëm.

 

Në përfundim të masës së sigurisë, avokati mbrojtës Theodhori Sollaku tha se kishte kerkuarf për klientin e tij, revokim të masës së sigurisë pasi sipas tij, Klement Balili është i pafajshëm për akuzat që i janë bërë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *