Gjykata për Krime të Rënda la në burg gjyqtarin Roland Hysi dhe psikologen Elona Mecani, të përfshirë në një aferë korruptive të publikuar disa ditë më parë.

 

Ndërsa dyshohet se Mecani do bënte rolin e sekseres. Në videon e bërë publike, gjyqtari Hysi, duket ku merr 500 euro dhe kërkon nga denoncuesja edhe favore seksuale.

 

Seanca te Krimet e Rënda u zhvillua me dyer të mbyllura dhe ka zgjatur rreth 2 orë.

 

Ata akuzohen për “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve dhe prokurorëve”, si dhe për “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm të funksionarëve”.

 

Ndërkohë, Këshilli i Lartë Gjyqësor pas arrestimit vendosi të pezullojë nga detyra gjyqtarin Roland Hysi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *