OKB-ja ka pezulluar Rusinë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut.

 

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi kërkesën e SHBA-së për pezullimin e Rusisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut të Gjenevës.

 

Projekt-rezoluta e propozuar nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara, u miratua me 93 vota pro, ndërsa 24 vende votuan kundër dhe 58 vende abstenuan. Një shumicë prej dy të tretash votash pro të anëtarëve që votuan – abstenimet nuk llogariten – ishte e nevojshme për të pezulluar Rusinë nga këshilli prej 47 anëtarësh.

 

Para se të hidheshin votat, ambasadori i Ukrainës në OKB Sergiy Kyslytsya akuzoi Rusinë për abuzime “të tmerrshme” duke ngritur çështjen e vrasjeve të dyshuara të civilëve në qytetin e Bucha.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *