Subscribe

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi doli në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, pas shqetësimit të krijuar për kriminalitetin në vend dhe aksidentet e frikshme.

 

Duke u shprehur i tronditur nga dy rastet e fundit, Çuçi drejtoi gishtin nga prokurorët e gjyqtarët. Sipas tij, ata lehtësojnë masat dhe i dërgojnë në shtëpi shtetasit e prangosur nga policia. Çuçi nuk hezitoi të përmendte edhe emrat.

 

“Mbi të gjithë duhet të reflektojnë prokurorë e gjykatës që nuk kanë kaluar vetingun. Policia parandalon por nuk dënon shkelës e kriminelë. Mjafton të marrim një shembull, kemi shtrënguar masat kundër armëjmbajtjes pa leje. Janë ndaluar në flagracë 3 persona me precendtë të rrezikshëm. Madje në një rast, arma kishte edhe fishek në fole. Por prokurorët e gjyqtarës, si Elida Çufi në Shkodër, apo dyshja Elona Alvora dhe Albert Spiro në Vlorë. Si dhe prokurori Erind Rahovica dhe Piro Sota në Fier. Prokurorët dhe gjyqtarët, përkundër kushteve të padiskutueshme të flagrancës, kanë dhënë masa lehtësuese, duke i çuar në shtëpi të andehurit. Duhet një reagim i shpejtë dhe enmergjik nga Inspektorati i Lartë i Drejtësisë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *