Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të marte në zonën e Bathores, në Kamëz.

Bëhet fjalë për krim brenda familjes. Dyshohet se shtetasi A.T., ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij, J.H.

Forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehjen e zonës për kapjen e autorit.

Gjithashtu është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *