Një shtetas grek I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autorietet shqiptare është ekstraduar këtë të dielë nga Danimarka.
Shtetasi grek I ekstraduar është D. Th., 46 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Krijim i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar kryer në bashkëpunim”, “Fshehje e të ardhurave“, “Mospagim i taksave dhe tatimeve” dhe “Falsifikim i dokumentave”.
Kjo pasi 46 vjeçari grek në bashkëpunim me shtetasin shqiptar K. M., dhe dy shoqëri, kanë organizuar dhe vënë në funksionim një skemë mashtruese me qëllim për të përfituar rimburësim të vlerave të TVSh duke krijuar shoqëri fiktive. Vlera e aseteve që u transferuan është 4 milion euro, ndërsa vlera e veprimtarisë ekonomike që u transferua është 1.9 milion euro.