Krijimi i partise “Bindja Demokratike” tashme eshte zyrtare.

Ish- nenkryetari i PD Astrit Patozi se bashku me disa prej figurave te se djathtes jane mbledhur ne mbremje ne studion e Arben Skenderit, ish anetarit te kryesise se partise demokratike, per te diskutuar detajet e fundit per partine me te re te spektrit te djathte.

Nuk kemi asgje per te fshehur por asgje per te treguar sot. Neser do te kemi nje komunikim per te gjithe.

Te gjitha firmat e kerkuara nga ligji per te regjistruar nje parti jane mbledhur dhe neser themeluesit e “Bindjes Demokratike” do te regjistrohen ne gjykate.

Po neser pritet qe partia “Bindja Demokratike” te regjistrohet edhe prane komisionit qendror te zgjedhjeve per te garuar ne 30 qershor.

Edhe pse pjese e krijimit te kesaj partie ne fillim ishte edhe Hajdari, ajo vendosi te distancohet nga “Bindja Dmokratike”.

Ne rrjetet sociale rudina hajdari i uroi suksese firmetareve duke theksuar se do te merret vetem me grupin parlamentar “demokrat”.

Edhe pse ne krah te astrit patozit jane rreshtuar disa prej figurave te rendesishme te partise demokratike: politikane te njohur demokrate, kundershtare te Bashes si Topalli, Imami, Ruli e Bregu nuk i jane bashkuar deri tani nismes per krijimin e nje partie te re.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *