Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin në kaudër të vizitës që po zhvillon në Shqipëri me rastin e ceremonisë inaguruese të stadiumit më të ri të Shqipërisë “Air Albania Stadium”, ku do të luhet ndeshja mes kombëtares shqiptare e asaj franceze, ka zhvilluar dhe një sërë takimesh të rëndësishme.

 

Ceferin u takua këtë të dielë me kryeministrin Edi Rama e pas tij ka inspektuar punimet në “Shtëpinë e Futbollit”, ku do të ndërtohen zyrat e reja të FSHF.

 

Presidenti i UEFA-s e ka cilësuar stadiumin kombëtar ‘Air Albania’ si një xhevahir, teska ka vlerësuar edhe progresin që Shqipëria ka bërë në futboll. Ai është shprehur se dita e sotme do të jetë një moment historik për çdo shqiptar.

 

Sipas axhndës, Ceferin në orën 19:00 do të mbajë një konferencë për shtyp me Presidentit Duka. E më pas në orën 19:40 do të marrë pjesë në ceremoninë inauguruese të stadiumit ku do të mbajë dhe nëj fjalim në lidhje me këtë investim të bërë nga qeveria shqiptare në bashkëpunim me FSHF.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *