Klima e marrëdhënieve SHBA-Kinë vazhdon të jetë e paqëndrueshme. Nuk kanë munguar përplasjet për taksat apo për zhvillimin e arsenalit të armëve por së fundmi presidenti Trump ka surprizuar duke përshëndetur vendimin e  partisë komuniste kineze për të hequr kufizimin e mandateve presidencialë.

 

Edhe pse nuk është e qartë nëse është shaka apo një deklaratë qëllimplotë,  kreu i Shtëpisë së Bardhë propozon që edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mundësohet diçka e tillë.

 

“Ai tani është president përjetësisht, president për tërë jetën. Kjo është fantastike. Dhe shikoni, ai ishte në gjendje ta bënte këtë. Unë mendoj që është shumë mirë. Ndoshta edhe ne mund ta provojmë një ditë”, u ka thënë Trump mbështetësve të tij në një takim me dyer të mbyllura në Florida.

 

Shtëpia e Bardhë nuk ka pranuar tu përgjigjet kërkesave të mediave për të komentuar deklaratën. Sipas një amendamenti të Kushtetutës amerikane më 1951, presidentët në Shtetet e Bashkuara nuk mund të udhëheqin në më shumë se dy mandate të njëpasnjëshme.

 

Ndërkohë, në mbledhjen vjetore parlamenti kinez ratifikoi votimin e parlamentit të bere në 25 shkurt për t’i dhënë fund mandatit dy-vjeçar të presidentit në Kinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *