Nga Vlora, ku ishte në një takim me simpatizante të PD, Lulzim Basha u ndal sërish tek grabitja e Rinasit.

Ai e konsideroi Ramën përgjegjesin kryesor për atë që quajti, ngjarjen më të rëndë të Sigurisë Kombëtare, cënimin e sigurisë përmes grabitjes së armatosur të linjës ndërkombëtare Tiranë-Vjenë.

 

Basha shtoi se vendimi i fundit i Ministrisë së Mbrojtjes për dislokimin e forcave të armatosura ushtarake, është totalisht antikushtetuese dhe e paligjshme, dhe një provë e rënies totale të shtetit e të kapitullimit të policisë para krimit.

 

Asnjë alibi dhe fshehje pas aferave të dështuara korruptive mes Edi dhe Olsi Ramës dhe kompanisë koncensionare, nuk do të mbulojë përgjegjësinë e drejtëpërdrejtë të Edi Ramës, që e ka sjellë vendin në kushtet e një grushti shteti kushtetues, përmes kapjes së Parlamentit dhe zgjedhjeve me krimin, dhe tani do ta sjellë në kushtet e një grushti të vërtetë shteti për të dislokuar trupat ushtarake, tani që policia qartësisht ka dështuar të kontrollojë sigurinë dhe rendin, siç nuk ,mund ta kontrollojë asnjë polici, kur krimi është i lidhur me qeverinë. Ndaj rruga e vetme për të rikthyer sigurinë, jo vetëm në Rinas po kudo ku ajo është e tronditur nga tritoli, vrasjet dhe grabitjet, nuk është as largimi i konçensionarit, as largimi i policisë dhe as kthimi i Shqipërisë në një Juntë ushtarake, por është largimi një orë e më parë i shkaktarit të kësaj gjendje, Edi Ramës dhe bandës së tij kriminale në pushtet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *