Takimi mes Fidel Yllit dhe Ligës Profesioniste nuk solli “tym të bardhë”.

Bojkoti i Superiores do të vazhdojë ndonëse fryma e diskutimit mes palëve këtë të hënë ka qënë më pozitive.

Edvin Libohova, kreu i Ligës Profesioniste deklaroi se katër kërkesat që u bënë publike drejt kreut të qeverisë do të riformulohen dhe ti dërgohen Këshillit të Ministrave.

 

 “Ramë dakord për të dërguar pas listën me 4 kërkesat që kemi bërë. Këto kërkesa  do të ripërgatiten për tu dërguar përsëri.Përshëndesim deklaratën e Fidel Yllit që qeveria është e gatshme për të dëgjuar kërkesat tona. Ne do vazhdojmë ta shikojmë situatën ditë pas ditë. Bojkoti do të vazhdojë.”, u shpreh mes të tjerash Libohova.

 

Dy javët e para të kampionatit nuk u luajtën për shkak të protestes së aktoreve të futbollit karshi qeverisë për mos plotësimin e kërkesave të tyre.

 

Klubet e Kategorisë Superiore kërkojnë nga qeveria miratimin e një ligji të ri, bazuar nga rekomandimet e komunitetit të futbollit, përfshirjen e të gjitha aktiviteteve ekonomike të futbollit në TVSH-në e reduktuar në masën 6%, zerimin e gjobave dhe kamatë-vonesave për detyrimet fiskale të prapambetura, si dhe zgjatjen e efekteve të përjashtimit nga tatimi mbi të ardhurat për sportistët nga 2 në 10 vite.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *