Komandanti I Gardës, Gramoz Sako kalon vettingun.

Ky ka qënë vendimi I dhënë paraditen e kësaj të marte nga Komisioni I Jashtëm I Vlerësimit.

Sako nuk pati probleme në aspektin e  aftësise profesionale dhe pastërtise se figures.

Të vetmin problem ai e pati tek pasuria. Kreu i Gardës ka një apartament me sipërfaqe rreth 60 metra katror, në pronësi të bashkëshortes.

Po ashtu ai ka një kredi me 3 milione lekë për blerje apartamentj, që e ka larë kredinë për tre vite.

Për nevoja familjare ka blerë një apartament në Tiranë, pa deklaratë noteriale, me qëllimin kthimin e apartamentit në klinike dentare. 36.150 euro, është shuma e blerjes së pajisjeve, një pjesë e të cilave ia ka marrë hua kunatit të tij emigrant në Itali.

Pavarësisht kësaj, Trupa e Vlerësimit e përbërë nga Mirela Ujkani (Miti), Alban Laska, Artur Baku ka rikonfirmuar në detyre Sakon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *