Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, z. Pirro Vengu, zhvilloi këtë të enjte një takim me Ambasadorin gjerman në vendin tonë, z. Peter Zingraf.

 

Pas një pasqyrimi mbi performancën financiare dhe kapacitetet që ofron Porti i Durrësit, kreu i APD-së, theksoi rëndësinë e investimeve në drejtim të përmirësimit të infrastrukturës portuale dhe punën e nisur për përmirësimin e standarteve mjedisore në të gjitha hapësirat e portit.

 

Vengu e njohu ambasadorin me hapat që ka ndërmarrë Autoriteti Portual Durrës për të përftuar ekspertizën e disa prej agjencive kryesore të shteteve të Bashkimit Evropian (ku spikasin Gjermania dhe Franca), me fokus ligjshmërinë, menaxhimin e integruar të kufirit dhe koordinimin më efikas të agjencive ligjzbatuese në hapësirat portuale.

 

Amabasadori Zingraf, vlerësoi  klimën pozitive të ofruar ndaj biznesit gjerman dhe u shpreh i gatshëm për rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit me Portin e Durrësit, si një ndër aktorët kryesorë të zhvillimit ekonomik të vendit dhe me potencial të madh për mbarë rajonin.

 

Delegacioni gjerman në mbyllje të takimit në ambientet e APD-së, u ndal në Terminalin Perëndimor, ku u njoh nga afër me kapacitetet përpunuese të portit.  Në këtë vizitë, Ambasdori gjerman shoqërohej nga zëvendës Ambasadori dhe dy drejtuesit e kompanive konçensionare gjermane që operojnë në Portin e  Durrësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *