Subscribe

Krerët e shtetit janë mbledhur në qytetin e Vlorës për ceremoninë e ngritjes së Flamurit.

 

108-vjetori i shpalljes së Pavarësisë ka bërë bashkë presidentin Ilir Meta, kryeparlamentarin Gramoz Ruçi dhe kryeministrin Edi Rama.

 

Gjatë një prononcimi për mediat, kreu i qeverisë uroi veçanërisht Hashim Thaçin dhe ish-luftëtarët e tjerë të UÇK.

 

“Uroj gjithë shqiptarët kudo që janë, këtë ditë të bekuar të Flamurit tonë kombëtarë, të Pavarësisë së Shqipërisë. Në këtë ditë që është dhe dita e lindjes së Komandantit Adem Jashari. Dëshiroj t’i uroj Pavarësinë dhe Ditën e Flamurit dhe Presidentit Hashim Thaci që nuk gjendet sot në shtëpi”, deklaroi Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *