Subscribe

Bizneset e vogla dhe mesme në fushën e bujqërisë, e konkretisht në degën e agrobiznesit do të kenë mundësi të marrin kredi me terma të favorshme, nëpërmjet një programi financimi që ofron Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim së bashku me qeverinë shqiptare.

 

Marrëveshja për fondin shtesë është nënshkruar me Bankën e Shqipërisë dhe pritet të gjejë zbatim në ditët në vijim.

 

“Nënshkrimi i marrëveshjes sot është një hap përpara në këtë drejtim. BERZH ka vënë në dispozicion një fond deri më 100 milionë euro për financim dhe për lehtësira për ndarjen e rrezikut, të cilat do të mundësojnë një investim shtesë prej 80 milionë eurosh nga institucionet financiare pjesëmarrëse. Nga ana e saj, qeveria shqiptare ka vendosur në dispozicion deri në 36 milionë euro për të mbështetur këtë program nëpërmjet mbulimit të riskut për humbjet e para në harkun kohor të 3 viteve.” -tha Sejko.

 

Ndërmarrjet në fushën e agroturizmit dhe turizmit janë të organizuara si sipërmarrje të vogla dhe të mesme, ndaj dhe financimi i tyre mbetet i vështirë, por potenciali që ato ofrojnë në punësim është i madh.

 

 

Ky është një program që ka nisur zbatimin e tij në vitin 2016, dhe deri më sot rezulton se kanë përfituar më shumë se 6,100 ndërmarrje të vogla e të mesme një vlerë kredie prej 70 milionë euro.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *