“Krahasohu me versionin tënd të djeshëm”, kunja për dikë apo thjesht reflektim nga Andrea?

Edhe pse nuk arriti të marrë trofeun në finalen e spektaklit “Ferma VIP 2”, Andrea mbetet një nga emrat më të komentuar dhe më të dashur nga publiku.
Pas përfundimit të spektaklit, ai duket se ka gjetur paqen dhe reflektimin që i duhej. Shpesh atë e kemi parë të shfaqet pranë familjes dhe dy vajzat e tij. Por nga Andrea nuk kanë munguar as komentet e shpeshta per Fermerët.
Në një postim të fundit në rrjete sociale, Andrea shfaqet i relaksuar, ndërsa ndan me ndjekësit një mesazh që nuk kaloi pa u vënë re:
“Çdo ditë është një mundësi e re për të qenë më mirë se dje.
Mos u krahaso me të tjerët, krahasohu me versionin tënd të djeshëm.
Mos prit për momentin perfekt, krijoje vetë. Suksesi nuk vjen nga pritja, por nga veprimi.
Besimi në vete është hapi i parë drejt fitores.
Kur ti beson se mundesh, gjysma e punës është bërë.”
Por me tepër se një status për rrjetet sociale Andrea mesa duket ka dashur të bëjë thirrje për reflektim.





