Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi projektvendimet të rëndësishmë si dhe regjistrimin e disa partive politike.
Në një njoftim për mediat KQZ bënë të ditur se në mbledhjen e sotme “Për regjistrimin si subjekte zgjedhore të disa partive politike, për zgjedhjet për Kuvendin të datës 18.06.2017”, KQZ vendosi regjistrimin si subjekte zgjedhore partitë politike: Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Partisë Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen, Partisë për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë, Partisë Komuniste të Shqipërisë, Partisë Demokrate për Integrim e Prosperitet dhe Partisë Arbnore Kombëtare.





