Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve publikoi këtë të mërkurë rezultatet  e votave për kryetarët e bashkive dhe këshilltarët.

Ajo që bie në sy është numri i lartë i votave të pavlefshme.

Sipas zëdhënëses Drilona Hoxhaj këtë herë rezultatet janë shpallur brenda 48 orëve nga momenti i mbylljes së votimit.

 

Sipas të dhënave paraprake të raportuar nga KZAZ-të në sistemin elektronik të të dhënave të KQZ-së, rezulton se kanë marrë pjesë në votime 812.249 zgjedhës, ose 22.97 % e numrit të përgjithshëm të zgjedhësve prej 3.536.016.Numri i përgjithshëm i votave të vlefshme për Kryetar bashkie është 765.825 ndërsa për këshill bashkiak, 760.933.Numri i përgjithshëm i votave të pavlefshme për kryetar bashkie është 45.276, ndërsa për këshillat bashkiak është 49.986.Në këto të dhëna mungojnë numri i fletëve të votimit të dëmtuara apo të hedhura në kutinë e gabuar.Tabulimi i rezultatit këtë herë është mbyllur brenda 48 orëve nga momenti i mbylljes së votimit.

 

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Partisë Demokratike. Sekretari për ceshtjet zgjedhore Ivi Kaso u shpreh se të dhënat e publikuara nga KQZ janë një mashtrim.

 

IVI KASO

SEKRETAR PER CESHTJET ZGJEDHORE

 

Nevoja për të mbuluar refuzimin masiv të shqiptarëve, e ka çuar të manipulojë rëndë edhe votimet e veta me 1 kandidat. Në krye të këtij operacioni kriminal qëndron Komisioni Qendror i Vjedhjeve. Të dhënat e sotme janë mashtrim. Komisionerët socialistë, në bashkëpunim me Komisionin Qendror të vjedhjeve kanë rritur pjesëmarrjen me 8 përqind, që do të thotë se kanë mbushur kutitë, duke shtuar rreth 280 mijë vota në të gjithë vendin. Ata nuk kanë ruajtur dot as shifrën zyrtare të dhënë nga vetë Komisioni natën e 30 Qershorit. Pjesëmarrja reale ne votimet e paligjshme dhe antikushtetuese të 30 qershorit është 15 përqind. Mbushja e kutive për t’I dhënë Edi Ramës oksigjen, nuk e ndryshon dot faktin se shqiptarët panë se gjatë gjithë ditës, veçanërisht pas mesditës, qendrat e votimit në të gjithë vendin. Ishin pothuajse bosh.

 

Në 30 qershor sipas insitutcionit  te administrimit te zgjedhjeve votuan gjithsej 22.97% e shqiptarëve ndersa Partia Socialiste arriti te marre drejtimin e te gjitha njesive vendore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *