Subscribe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes një shkrese zyrtare i ka kthyer përgjigje presidentit Ilir Meta i cili kërkoi informacion në lidhje me vakancat në pozicionet e kryetarëve të bashkive.

 

KQZ njofton Presidentin se bashkitë pa kryetar janë Vora, Dibra dhe Shkodra, ndërsa nënvizon se nuk ka dijeni për Lushnjën, Rrogozhinën dhe Durrësin, pasi duheshin informuar nga Këshilli i Ministrave.

 

Bashkitë që kanë mbetur pa kryetar

1- Bashkia e Shkodrës – Pasi kryetari i dalë nga zgjedhjet, Valdrin Pjetri ra në “rrjetën” e dekriminalizmit.

2- Bashkia e Vorës – Pasi kryetari Agim Kajmaku, po ashtu “u dogj” nga dekriminalizmi.

3- Bashkia e Durrësit – Pasi Valbona Sako dha dorëheqjen pas tërmetit të nëntorit.

4- Bashkia e Rrogozhinës – Pasi kryetari Haxhi Memolla ndërroi jetë.

5- Bashkia e Dibrës – Pasi Dionis Ymeri la postin për të kandiduar si deputet.

6 – Bashkia e Lushnjës – Pasi Fatos Tushe u shkarkuar nga kryeministri Edi Rama, pas arrestimit për korrupsion.

 

Pak ditë më parë, presidenti Ilir Meta se ka nisur procedurat për të shpallur datën e zgjedhjeve për bashkitë që nuk kanë kryetar. Meta tha se i ka dërguar një letër Komisionerit Zgjedhor për të marrë informacion mbi bashkitë që nuk kanë kryetar në mënyrë që të vijohet më pas me procedurat që ndjekin për zgjedhjen e krerëve të tyre.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *