Subscribe

Ministri i jashtëm grek Nikos Kotzias rikonfirmoi ecurinë pozitive të negociatave me Shqipërinë, duke folur për një zgjidhje të shpejte të të gjitha problemeve.

 

Gjatë fjalës së mbajtur në Universitetin Shtetëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Moskës, Kocias deklaroi se shumë shpejt do të finalizohet edhe marrëveshja e detit me Shqipërinë.

 

 “Me Shqipërinë kishim probleme 70 deri 100 vjeçare. Bazuar në politikën tonë të jashtme aktive, ne kemi arritur me Shqipërinë të zgjidhim problemet prej shumë dekadash. Shumë shpejt, besoj, do t’i japim fund negociatave në një paketë me dhjetë çështje. Kjo paketë përfshin përkufizimin e kufijve dhe zonave detare.”

 

Kryediplomati grek ndodhej për një vizitë zyrtare në Moskë ku foli mbi situatën ne Ballkan e posaçërisht për negociatat me Shqipërinë. Ne konferencën e përbashkët me homologun e tij rus Sergei Lavrov, ai tha se nuk do te shkonte me pushime verore pa mbyllur marrëveshjen e detit me Shqipërinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *