Subscribe

Përpjekjet për ndryshimin e emrit te Maqedonisë ishin qenë në qendër të vëmendjes ne takimin e ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian në Luksemburg.

 

Ministri i jashtëm Nikos Kotzias, i cili është dhe firmëtar i marrëveshjes së Prespës mes Greqisë dhe Maqedonisë deklaroi se ndryshimi i emrit është e vetmja alternative.

 

Diskutuam për çështjet që kanë të bëjnë me Maqedoninë. Duhet të kuptohet dhe të bëhet E qartë në Shkup, se nuk ka zgjidhje tjetër përveç Marrëveshjes së Prespës. Është e pamundur të ndodhë ajo që thonë të dyja opozitat si në Shkup si në Athinë se sipas tyre mund të sigurojnë një marrëveshje tjetër më të mire për të dyja palët.

 

Ndërkohë në Greqi jo vetëm opozita por edhe partneri kryesor i koalicionit të qeverisë Cipras, njëherësh ministri i mbrojtjes Panos Kamenos mbetet i vendosur për mosmiratimin e Marrëveshjes së Prespës. Sipas tij ka edhe mundësi te tjera për zgjidhjen pa qene nevoja te zbatohet pakti i arritur ne Prespë mes Shkupit dhe Athinës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *