Subscribe

Në intervistën ekskluzive dhënë për Vizion Plus, kreu i parlamentit të Maqedonisë së Veriut dhe anëtar i BDI, Talat Xhaferi, komentoi edhe dialogun që sapo ka rinisur mes Kosovës dhe Serbisë.

Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit gjithsesi ka impakt edhe në rajon varësisht në cilën kahje shkon. Nëse tensionohen marrëdhëniet mes dy vendeve normalisht që faktori shqiptar nuk është i painteresuar për procesin, ne nuk mund të mbetemi indiferentë në këtë çështje. 

Megjithatë, sipas Xhaferit Kosovës po i bëhet padrejtësi me aktakuzat për Thacin dhe Veselin.

Kjo është një nga padrejtësitë që i bëhet republikës së Kosovës nga faktori ndërkombëtar, kjo po e ndryshon qasjen e drejtësisë. Nuk besoj se një popull që është dashur të mbrohet, të jetë kryerës i veprave të rënda penale. Ata nuk mund të trajtohen si kriminelë kur kanë mbrojtur pragun e shtëpisë. Institucionet e drejtësisë ndërkombëtare duhet të ndryshojnë qasjen. Ne si shqiptarë jemi në mbështetje të funksionarëve të prekur me këtë çështje. Nuk rezulton situatë e njëjtë, kreu i shtetit dhe kryeministri, mendoj që nuk është e domosdoshme që kreu i shtetit të japë dorëheqje.

Pyetjes nëse ka pasur një platforme të Tiranës zyrtare në lidhje me bashkimin e faktorit shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, Xhaferi iu përgjigj:

“Nuk ka ekzistuar platforma e Tiranës, ajo ka qënë një marrëveshje e partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut dhe kryeministrit Rama iu kërkua të jetë dëshmitar për zbatimin e saj por më tej marrëveshja nuk funksionoi. Komunikimi është në nivel institucional kështu që nuk ka asnjë argument për tu shqetësuar mbi këtë çështje. Komunikimi me Tiranën zyrtare është i rrjedhshëm dhe vijon normalisht. ”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *