Kosova numëroi këtë të hënë edhe 14 të vdekur nga koronavirus. Po ashtu, u zbuluan edhe 172 të infektuar të tjerë.

Në total, Kosova ka 341 viktima dhe 10.419 të prekur nga virusi. Gjatë 24 orëve të fundit u shëruan edhe 114 persona të tjerë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 4.020.

Nga dita e hënën, përveç IKSHPK-së, teste për koronavirus do të kryejnë edhe disa laboratore private.

Përveç testimit që tregon nëse virusi është aktiv, këto institucione shëndetësore do të kryejnë edhe teste serologjike, përmes së cilave kuptohet nëse trupi ka krijuar antitrupa apo është prekur më parë nga koronavirusi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *