Presidenti serb, Alexandër Vucic ka deklaruar se çështja e Kosovës mbetet një problem i madh që pengon rrugën e integrimit drejt Bashkimit Europian, ndërsa sinjalet për vijimin e dialogut mes dy vendeve janë të paqarta. Vucic gjithashtu i bëri të qartë Brukselit se Serbia ka interesat e veta, të cilat duhet t’i mbrojë.

 

ALEXANDER VUCIC

PRESIDENT I SERBISE

 

“Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe 22 nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian, e njohin atë. Nga ana tjetër ne kemi mbështetjen e Rusisë dhe Kinës në lidhje me integritetin tonë territorial. Marrëdhëniet e mira me Kinën, Rusinë dhe madje Turqinë e kanë ndihmuar Serbinë të zgjidhë probleme të shumta në 15 muajt e fundit. Pse do të bënim diçka që nuk është në interesin më të mirë të vendit tonë. Dhe nëse disa vende të BE do të protestonin kundër faktit që ne jemi duke bashkëpunuar me Kinën, edhe pse bilanci i tyre tregtar me Kinën është një mijë herë më i madh se i yni, kjo do të ishte hipokrizi.”

 

Kreu i shtetit serb megjithatë, u shpreh se është i gatshëm të takohet me kryeministrinë e Kosovës në Bruksel.

 

“Jam gjithmonë i gatshëm për një dialog me Prishtinën sepse është mirë për njerëzit tanë në provincën jugore. çështja esenciale është që ne të mund të ruajmë stabilitetin dhe paqen dhe të ndihmojmë njerëzit tanë në Kosovë dhe Metohi. Ky është detyrimi im si kryetar shteti.”

 

Ndërkohë Albin Kurti ka deklaruar se takimi në mes të muajit qershor në Bruksel,

nuk do të jetë vazhdim i dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës, por një bisedë midis Kryeministrit të Kosovës dhe Presidentit të Serbisë ku do të diskutohet rreth mënyrës se si do të ecet më tej në procesin e dialogut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *