“I hapur ndaj kujt ?” Kështu u përgjigj zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Jashtme në Kosovë , Donika Gërvalla kur u pyet për nismën ‘Ballkani i Hapur’. Ajo e cilësoi nismën një projekt të dështuar pas pozicionimit të Serbisë pro Rusisë.

 

DONIKA GERVALLA
MINISTRE E JASHTME, KOSOVE

“Ashtu siç është përcaktuar është edhe i hapur ndaj Rusisë . Unë nuk besoj që ‘Open Balkan’ do të mbijetojë , ai është i dështuar që tani.”

 

‘Ballkani i hapur’, sipas kryediplomates kosovare, është krijuar si pasojë e zemërimit të disa vendeve në rajon ndaj ecurisë së ngadaltë të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ministrja ka ritheksuar arsyet pse Kosova nuk do të bëhet asnjëherë pjesë e kësaj nisme.

 

DONIKA GERVALLA
MINISTRE E JASHTME, KOSOVE

 

“Krijimi ka qenë bazuar në një qasje të gabuar. ‘Open Balkan’ është krijuar nga zemërimi i disa vendeve që nuk u anëtarësuan në Bashkimin Evropian. Nuk është e mundur që Kosova edhe Bosnje t’i bashkohemi kësaj nisme për aq kohë së është Serbia pjesë. Serbët kanë kryer gjenocide ndaj nesh , jo para 100 vitesh, as para 70 vitesh. Por vetëm para disa vitesh . Unë i kam përjetuar luftimet ti i ke përjetuar. Kështu qe është e pamundur.”

 

Tre udhëheqësit të Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, në takimin e tyre në fund të dhjetorit në Tiranë, njoftuan se në shkurt të këtij viti do të takoheshin në Shkup. Por zëdhënësi i qeverisë të Maqedonisë së Veriut deklaroi se takimi u shty për shkak të konflikt mes Rusisë dhe Ukrainës.

 

Përballë refuzimit të Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjë Hercegovinës ndaj ‘Ballkanit të Hapur’, kryeministri Edi Rama i është drejtuar qytetareve me një anketë, ku u kërkon atyre të shprehen nëse janë kundër apo pro kësaj nisme. Rezultati i saj ende nuk është publikuar, por kreu i qeverisë është deklaruar se do ta shohë me vëmendje këtë rezultat dhe në varësi të mbështetjes ose jo, do të ketë një vendimmarrje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *