Subscribe

Javën e ardhshme do të fillojë gjyqi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin, të cilët aktualisht gjenden në qendrën e paraburgimit të Dhomave të Specializuara me seli në Hagë.

 

Ndërkohë Kosova gjendet mes paqartësive se çfarë do të ndodhë me postin e presidentit, a do të arrijnë partitë politike një konsensus apo vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme?

 

Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani është shprehur optimiste se nuk do të krijohet boshllëk institucional ndërsa të akuzuarit do të dalin faqebardhë.

 

Në mesin e këtyre zhvillimeve, janë ashpërsuar reagimet që kërkojnë ndërprerjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Një çështje për të cilën, kryeministri Avdullah Hoti shprehet se nuk duhet politizuar pasi është në interes të vendit.

 

Kryeministri Hoti bëri të ditur se javën e ardhshme do të nisin bisedimet mes aktorëve politikë mbi propozimet për postin e presidentit. Ndërkohë, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka bërë të ditur se ish kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli do të në sallën e gjyqit, të martën e 10 nëntorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *