Subscribe

Treguesit epidemiologjikë në Kosovë mbeten ende shqetësues ndërsa kriza ekonomike është thelluar ndjeshëm. Në këto kushte, qeveria lehtëson kufizimet duke u mbështetur në përgjegjshmërinë e qytetarëve. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për shtyp pas mbledhjes së ekzekutivit, bëri të ditur se nga kjo e hënë, hapen me kusht qendrat tregtare, bizneset si dhe institucionet arsimore të të gjitha niveleve.

 

ARBEN VITIA

MINISTER I SHENDETESISE, KOSOVE

“Po heqim kufizimet dhe po shtojmë udhëzimet. Kemi besim se qytetarët do të jenë të përgjegjshëm për t’i respektuar, në të kundërt do të na duhet sërish ti rikthehemi kufizimeve. Me virusin nuk ka zgjedhje, duhet të mendojmë për të mirën tonë, të njerëzve të dashur dhe të kujdesemi sipas rekomandimeve përkatëse.”

 

Ndalimi i qarkullimit nga ora 22:30 deri në 5 të mëngjesit mbetet në fuqi, ndalohen grumbullimet me më shumë se 30 persona, në bare dhe restorante do të lejohen deri në 40 klientë për 100m2 si dhe rekomandohet puna nga shtëpia kur është e mundur.

 

Kosova ka nisur procesin e vaksinimit kundër koronavirusit më 29 mars, pasi siguroi 24,000 doza të vaksinës AstraZeneca, përmes programit COVAX. Në muajt prill-qershor pritet që në vend të mbërrijnë edhe 76,800 doza të tjera nga kompania anglo-suedeze si dhe mbi 100,000 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *