Subscribe

Një hetim i nisur një vit më parë për abuzimet me tenderat në ministrinë e drejtësisë, ka çuar në pranga 4 ish zyrtarë të këtij institucioni, të akuzuar për shpërdorim detyre dhe shkelje e barazise se pjesmarresve ne tendera.

 

Me urdhër të prokurrisë së tiranës, u arrestuan ish-sekretarja e përgjithshme e ministrisë, Juliana Hoxha, drejtori i shërbimeve mbështetëse Aurel Lamce, si dhe specialistët e IT, Lysien Ali dhe Arlind Alikaj. Gjthsej nën hetim kanë qenë 12 persona, ndërsa për 8 të tjerë është caktuar në mungesë detyrim paraqitje.

 

Hetimet nisën për procedurat e ndjekura në 5 tendera në Ministrinë e Drejtësisë për periudhën kohore 2016-2017.

 

Ato kishin në fokus mirëmbajtjen e sistemit te kamerave në 7 gjykata adminisrative, mbikqyrjen elektronike, regjistrin noterial, kamerat e burgut te lezhes dhe fushe krujes si dhe sistemin elektronik te permbarimit.

 

Mësohet se tenderat në fjalë janë dhënë në periudhën kur ministria e drejtësisë drejtohej nga Ylli Manjani dhe Petrit Vasili.

 

Fillimisht shkeljet janë evidentuar nga grupi i inspektimit të Ministrisë së Drejtësisë, e më pas edhe nga inspektorët e Ministrisë së Financave.

 

Hetimet kanë pasur në fokus edhe funksionarët publik që kanë qenë pjese e njësive të prokurimit, komisioneve të vlerësimit të ofertave dhe komisioneve për mbikëqyrjen e zbatimit te kontratave.

 

TENDERAT E HETUAR

 

  1. Mirëmbajtja dhe mbikqyrja e sistemit ICMIS në 7 Gjykatat Administrative
  2. Përmirësimi i sistemit të mbikqyrjes elektronike në fushën penale
  3. Përmirësimi, Zhvillimi dhe Mirëmbajtja e Regjistrit Noterial Shqiptar
  4. Sistemi i Monitorimit me kamera për burgun e Lezhës dhe Fushë-Krujës
  5. Përmirësimi dhe mirëmbajtja e sistemit elektronik të çështjeve të përmbarimit

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *