E premte, 16 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/3 përditësuar 23 sekonda më parë
Kronikë

Korrupsion në hipotekën e Shkodrës, mbetet në burg ish drejtori

Gjykata e Apelit në Shkodër lë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg për ish-drejtorin e Hipotekës, Zamir Leka.

 

Reklamë

Masa është e njejta e dhënë pak kohë më parë edhe nga Gjykata e Shkallës së Parë.

 

Reklamë

Pavarësisht se avokati i tij mbrojtës kërkoi një masë më të lehtë, ajo u refuzua nga gjykata duke mos marrë parasysh as garancinë pasurore dhe as kushtet familjare.

 

Zamir Leka u arrestua së bashku me juristen Frida Mirashi nën akuzën e korrupsionit.

 

Edhe për juristen Frida Mirashi u la në fuqi masa e sigurisë që ishte vendosur më 28 shtator nga shkalla e parë, pra Arrest shtepie ndërsa detyrim paraqitje ka vetëm për sekserin Erjon Cubaj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë