Zyrtarë të lartë të Bankës Botërore janë përfshirë në një skandal presioni për të rritur renditjen e Kinës në raportin e bankës, “Të bësh biznes 2018”.

 

Hetimi i ndërmarrë nga firma ligjore VilmerHale me kërkesë të komitetit të etikës, ngre shqetësime në lidhje me ndikimin e Kinës në Bankën Botërore dhe gjykimin e shefes së atëhershme ekzekutive, tashmë drejtore menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar , Kristalina Georgieva dhe Presidentit të atëhershëm të Bankës Botërore Jim Yong Kim.

 

 

Georgieva tha se ajo nuk ishte dakord thelbësisht me gjetjet dhe interpretimet e raportit dhe kishte informuar bordin ekzekutiv të FMN -së. Grupi i Bankës Botërore anuloi të gjithë raportin “Të bësh biznes” mbi klimën e biznesit, duke thënë se auditimet e brendshme dhe hetimi i VilmerHale kishin ngritur çështje etike, duke përfshirë sjelljen e ish -zyrtarëve të Bordit, si dhe stafin aktual.

 

 

Departamenti Amerikan i Thesarit, i cili menaxhon aksionet dominuese të SHBA në FMN dhe Bankën Botërore, tha se po analizonte ato që i quajti gjetje serioze.

 

Në dosjen hetimore përmendet presion i drejtpërdrejtë dhe i tërthortë nga stafi i lartë në zyrën e ish presidentit Kim për të ndryshuar metodologjinë e raportit duke rritur kështu renditjen e Kinës.

 

 

Më tej specifikohet se Georgieva dhe një këshilltar kryesor, kishin ushtruar presion ndaj stafit për të “bërë ndryshime specifike në pikat e të dhënave të Kinës” dhe për të rritur renditjen e saj në një kohë kur banka po kërkonte mbështetjen e Kinës për një rritje të madhe të kapitalit.

 

 

Renditja e vendit aziatik në raportin “Të bësh biznes 2018”, botuar në tetor të vitit 2017, u rrit shtatë vende në 78 pas ndryshimeve të metodologjisë së të dhënave, krahasuar me draft raportin fillestar.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *