Subscribe

Partia Socialiste, denoncoi si aferë korruptive koncesionin e skanimit të kontenierëve, dhënë nga qeveria “Berisha”, vetëm disa muaj përpara zgjedhjeve të 2013-s. Blerina Gjylameti tha se kontrata e lidhur ishte në dëm të taksapaguesve shqiptarë.

 

“Një ditë më parë, rrjeti prestigjioz “Bloomberg” publikoi prova të pakundërshtueshme se gjysma e 250 milionë dollarëve të kontratës së lidhur midis shtetit dhe kompanisë amerikane që fitoi tenderin, iu kalua në formë ryshfeti ish kryeministrit Berisha dhe njerëzve të tij më të afërt. Investigimi ka zbardhur edhe skemën e kësaj afere. Rapiscan Systems, me bazë në Kaliforni, fitoi tenderin për këtë kontratë qindra milionë dollarëshe, por vetëm disa muaj më pas shiti 49% të aksioneve tek një kompani shqiptare e padëgjuar deri më atëherë. Shitja e aksioneve u bë vetëm për 490 lekë. Pra, një gjysmë, që në letër vlen të paktën 125 milionë dollarë, iu kalua kompanisë së ish kryeministrit Berisha për vlerën e një kafeje”

 

Gjylameti tha se pas marrjes së pushtetit, qeveria socialiste nisi procesin e rinegocimit me kompaninë, duke ulur vlerën nga 39 euro për çdo deklaratë doganore të plotësuar, në 5-22 euro për secilën prej tyre.

 

 “Anulimi i plotë i marrëveshjes bëhej i pamundur pikërisht nga klauzolat e pamëshirshme në dëm të shtetit shqiptar, që kishte përfshirë qeveria e mëparshme në kontratën midis palëve. Megjithatë, tashmë nuk jemi më vetëm ne ata që kemi denoncuar dhe kemi ridenoncuar këtë aferë korruptive. Mediat ndërkombëtare dhe ekspertë ndërkombëtarë japin prova të pakundërshtueshme të faktit që përmes këtij tenderi, ish kryeministri Berisha futi në xhepat e tij mbi 100 milionë euro me një firmë të vetme”

 

Duke thënë se kjo mega aferë është bërë e njohur edhe në Shtetet e Bashkuara, socialistët kërkojnë përgjigje nga Prokuroria se përse nuk ka nisur hetimin e këtij koncesioni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *