Drejtori i të ashtuquajturës zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, është shprehur se nuk ka ndonjë pritshmëri të mëdha nga raundi i ri i dialogut në Bruksel.

 

Sipas Gjuriç, dialogu si proces nuk duhet të ndërpritet, dhe për këtë Serbia do të bëjë përpjekjet e duhura. Gjithashtu ai foli dhe për procesin e demarkimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, për të cilin tha se nuk do të ishte në të mirë të pozicionit të shtetit të tij që të jipeshin detaje në këtë periudhë.

 

Gjuriç përmes një interviste të dhënë për “Kurir” foli edhe për zbardhjen e vrasjes së liderit të SDP-së, Oliver Ivanoviç, tetë muaj më parë në Mitrovicën e Veriut, ku tha se Serbia do të insistojë tek autoritetet ndërkombëtare që të përfshihen më shumë në procesin hetues.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *